
Në Gjykatën e Posaçme ka përfunduar seanca ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes lidhur me fazën e pyetjes së dëshmitarëve të thirrur nga SPAK pasi sot u pyetën tre prej tyre, përfshirë edhe të arrestuarin Vullnet Muça, vëllain e Aleksandër Lahos (Rrumit të Shijakut).
Në seancën e ardhshme u përsërit thirrja për disa dëshmitarë të tjerë, mes të cilëve Luan Mata, babai i Ervin Matës i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata urdhëroi shoqërimin e detyrueshëm të biznesmenit Luan Mata pasi nuk është paraqitur gjatë thirrjeve të deritanshme vullnetarisht.
Dëshmia e tij sipas SPAK, do të merret lidhur me vendosjen e tritolin në hotelin e tij në rrugën e “Dibrës” në maj të 2020. Në këtë ngjarje u dyshua se ishin implikuar Ramazan Rraja, Plarent Dervishi dhe Julian Meçaj. Sipas SPAK, Dervishi dhe Meçaj akuzohen se i kanë dhënë autorëve automjetin që kanë përdorur Rraja etj për të vendosur tritolin. Versus.al







