AKTUALITET /

U kapën të arm*tosur në lokal, lirohen pjesa më e madhe e grupit në Elbasan, mes tyre edhe ish-deputeti dhe biznesmeni

Shkruar nga Versus

U kapën të arm*tosur në lokal, lirohen pjesa më e madhe e

Elbasan- Gjykata ka caktuar sot masat e siguris për 14 personat e arrestuar disa ditë më parë brenda bar restorantit “Zykollari” në afërsi të Bradasheshit ku u kapën për armëmbajtje pa leje e kundërshtim të forcave të policisë.

Një telefonatë anonime, ngriti në këmbë policinë e Elbasanit. Telefonuesi informoi se në atë lokal ndodheshin disa persona të armatosur, mes të cilëve edhe pronari Taulant Zykollari dhe ish-deputeti i PDIU, Bujar Muça.

Të dy këta të fundit u liruan dhe ndaj tyre u caktua vetëm masa “detyrim paraqitje”. Katër prej të arrestuarve u lanë në burg, 2 në arrest shtëpie dhe të tjerët në detyrim paraqitje përveç të miturit 17 vjeçar i cili u la i lirë pa masë sigurie.

Masat e sigurisë:

Akil Kërtusha, 49 vjeç – arrest me burg

Ergys Tusha, 39 vjeç – arrest në shtëpi

Ervin Cani, 36 vjeç – detyrim paraqitje

Egi Caushi, 32 vjeç – arrest me burg

Maksim Suçi, 47 vjeç – arrest me burg

Ansen Mullai, 25 vjeç – arrest në shtëpi

Stefan Memelli, 46 vjeç – arrest me burg

Bujar Muça, 53 vjeç (sipërmarrës) – detyrim paraqitje

Jurges Mullai, 30 vjeç – detyrim paraqitje

Blerim Heta – detyrim paraqitje

Taulant Zykollari, 52 vjeç – detyrim paraqitje

Arjan Dada, 49 vjeç – detyrim paraqitje

Juxhino Zykollari, 17 vjeç – pa masë sigurie (i mitur)

Endri Dada, 29 vjeç – detyrim paraqitje. Versus.al

Poll