AKTUALITET /

Urbani i “Green Line” përplasi 18 vjeçaren me biçikletë, arrestohet shoferi! Momenti i aksidentit të frikshëm (VIDEO)

Aksidenti ndodhi pranë vendit të quajtur “Pallati me Shigjeta”

Shkruar nga Versus

Urbani i “Green Line” përplasi 18 vjeçaren me
Tiranë- Mbrëmjen e djeshme autobusi i "Green Line" në pronësi të Nadir Çaushollit, u përfshi në një aksident ku përplasi një qytetare e cila po qarkullonte me biçikletë në vizat e bardha pavarësisht se semafori ishte i kuq. 

Për pasojë mbeti e plagosur 18 vjeçarja që lëvizte me biçikletë dhe 3 pasagjerë të urbanit i cili pas përplasjes humbi kontrollin dhe doli në korsinë kundravajtje duke përplasur 2 automjete të parkuara.

Sot policia njoftoi se ka se ka arrestuar shoferin e urbanit Çlirim Shala, 56 vjeç, pasi humbi kontrollin mbi drejtimin e autobusit që drejtonte.

Të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Versus.al

Poll