AKTUALITET /

Ushtronin prostitucion në banesën me qira në Tiranë, arrestohen 2 vajza nga Kazakistani

Shkruar nga Versus

Ushtronin prostitucion në banesën me qira në Tiranë,

Dy vajza të reja nga Kazakistani, konkretisht K.Zh 19 vjeçe dhe Zh.Sh, 25 vjeçe janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi janë kapur në një banesë të marrë me qira të cilën e përdornin për të ushtruar prostitucion.

Gjatë aksionit në rrugën “Çamëria” u procedua penalisht edhe një prej klientëve. Policia sekuestroi një shumë parash që dyshohet se ishte përfituar nga kjo veprimtari dhe dy celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll