AKTUALITET /

Vdekja e 3-vjeçarit, 'arrest shtëpie' për mjekun anestezist Roland Xhaxho dhe vajzën e tij

Nën akuzë për vrasjen e tre vjeçarit është stamatologia Marta Gina, e cila akuzohet për ‘Vrasje nga pakujdesia’ në bashkëpunim’.

Shkruar nga Versus

Vdekja e 3-vjeçarit, 'arrest shtëpie' për mjekun

Mjeku i njohur Roland Xhaxho është akuzuar për “vrasje nga pakujdesia” në lidhje me vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili humbi jetën pas një ndërhyrjeje në klinikën dentare në pronësi të tij.

Prokuroria kërkoi arrest me burg, por gjykata vendosi t’i lërë Xhaxhon dhe vajzën e tij, Ina Xhaxho, mbi të cilën rëndojnë dy akuza, 'mashtrim' dhe vrasje nga pakujdesia' në arrest shtëpie.

Nën akuzë për vrasjen e tre vjeçarit është stamatologia Marta Gina, e cila akuzohet për ‘Vrasje nga pakujdesia në bashkëpunim’ e cila ndodhet në ‘arrest shtëpie’.

Masta e sigurisë u dhanë pas përgjigjen së ekspertizës mjekoligjore nga Italia.

Si ndodhi tragjedia me 3-vjeçarin Brian Spahiu?

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili humbi jetën më 1 tetor 2023 pas një ndërhyrjeje dentare në një klinikë private 'Splendent' në Tiranë tronditi opinionin publik.

Gjyshi i fëmijës deklaroi se djalin e çuan tek dentisti vetëm për pastrimin e dhëmbëve, por gjatë konsultës, mjeku Roland Xhaxho dhe vajza e tij i sugjeruan kryerjen e një operacioni, të cilin prindërit e pranuan.

Babai i fëmijës, Bledar Spahiu, tha në polici se e çoi djalin në klinikën private në Rrugën e Kavajës, ku mjeku i aplikoi anestezi totale për ndërhyrjen e rregullimit të dhëmbëve.

Pas përfundimit të operacionit, dentisti i kërkoi që fëmijën ta merrnin dhe ta çonin në shtëpi, duke dhënë edhe udhëzimet për mjekimin pasues.

Megjithatë, pasi mbërriti në shtëpi, gjendja e fëmijës u përkeqësua. Prindërit u munduan të kontaktojnë klinikën, por nuk morën përgjigje. Duke parë situatën, ata e çuan djalin në spitalin pediatrik, ku gjendja e tij konsiderohej kritike dhe u dërgua në reanimacion.

Megjithë përpjekjet intensive të mjekëve për dy ditë rresht, fëmija nuk mundi të mbijetonte. Prindërit deklaruan se djali kishte rënë në gjendje kome pas anestezisë./Versus.al

Poll