AKTUALITET /

Avokati i tij i bindur se lirohet brenda tetorit, Meta ankimon 'arrestin me burg' në Apelin e GJKKO

Meta akuzohet nga SPAK për çështjen "CEZ-DIA" dhe lobimin e ish-LSI në SHBA.

Shkruar nga Versus

Avokati i tij i bindur se lirohet brenda tetorit, Meta ankimon 'arrestin me

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ankimuar sërish në Apelin e Gjykatës së Posaçme masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ky ankim i Metës bëhet në situatën kur më 8 tetor, gjykata e Lartë do të shqyrtojë ankimin e ish-presidentit për t’u liruar nga burgu, ndërsa më 9 tetor, Irena Gjoka do të vendosë në seancën paraprake nëse dosja e tij do të kalojë për gjykim ose jo.

Pak ditë më parë, në një emision televiziv, Kujtim Cakrani, avokati i Metës, u shpreh i bindur se kreu i Partisë së Lirisë do të lirohet nga burgu brenda muajit tetor. Sipas tij, nuk ka asnjë motiv që gjykata të vendosë të kundërtën, pasi hetimet janë përfunduar dhe Meta nuk ka asnjë shans të ndikojë në provat e dosjes hetimore. Versus.al

Poll