AKTUALITET /

Qëlloi mbi inspektorët e IMT-së teksa po i prishnin shtëpinë, vetëvaret i paraburgosuri në burgun e Fushë-Krujës (EMRI)

Është gjendur i vetëvarur një person në paraburgimin e Fushë-Krujës.

Shkruar nga Versus
Qëlloi mbi inspektorët e IMT-së teksa po i prishnin
Qani Muça

Mëngjesin e kësaj të hënë është gjetur i vetëvarur një 58-vjeçar i dënuar në paraburgimin  e Fushë-Krujës.

Bëhet fjalë për Qani Hamit Muçën trupi i pajetë i të cilit është gjendur në tualetin e dhomës ku qëndronte.

Burimet policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:34, me sinjalizim nga një i paraburgosur i cili vuri re se i ndjeri po vonohej më shumë se zakonisht.

Ky i fundit hapi derën dhe konstatoi Qani Muçën të vetëvarur në grilën e dritares.

Menjëherë është njoftuar shërbimi i sigurisë, ndihmës-mjeku i institucionit, si dhe janë njoftuar Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Shërbimi për Kontrollin e Brendshëm në Burgje (SHKBB)

Grupet hetimore kanë mbërritur në ambientet e institucionit rreth orës 04:00 dhe kanë nisur procedurat për dokumentimin dhe hetimin e ngjarjes.

Qani Muça u arrestua një vit më parë nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë të inspketorit të IMT-së, bashkia Tiranë Ilirjan Gaveli, teksa IMT po shkatërronte shtëpinë e tij pa dokumenta.

Mbasi Qani Muca shtiu mbi Gavellin, sipas prokurorisë që bazohej tek dëshmitarët te cilët e neutralizuan ai tha: Këta duhen vrarë të gjithë se janë kriminelë.

Qani Muca nga ana e tij i akuzoi punonjësit se gjate shembjes së banesës i vodhën paratë./Versus.al

 

 

 

Poll