AKTUALITET /

Video / Ja sa lehtësisht vidhet makina në Tiranë!! Arrestohet "skifteri", në kërkim edhe "kolegu"

Automjeti i vjedhur u gjet pranë banesës së të arrestuarit dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e të riut të shpallur në kërkim.

Shkruar nga Versus

Video / Ja sa lehtësisht vidhet makina në Tiranë!! Arrestohet

Policia e Tiranës ka zbardhur dhe goditur një rast të vjedhjes së automjetit, duke finalizuar me sukses operacionin e koduar “Micro”.

Ngjarja është regjistruar më datë 25 prill 2025, në rrugën "Kol Koçi", në Yzberisht, ku një 28-vjeçare denoncoi vjedhjen e automjetit të saj tip "Nissan Micra", nga garazhi i pallatit ku banon.


Si rezultat i hetimeve intensive, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë të mundur arrestimin në flagrancë të njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit M. Sh., 20 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, E. H(B)., po 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Automjeti i vjedhur u gjet pranë banesës së të arrestuarit dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e të riut të shpallur në kërkim.

Materialet në lidhje me ngjarjen i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: