
Versus.al ka siguruar momentin kur Altin Ndoci është arratisur nga spitali i Durrësit. I burgosuri shihet teksa vrapon jashtë spitalit për të hipur në automjetin tip “Audi Q7” që e priste për ta larguar nga aty.
Ndërkohë oficeri i policisë Fatjon Baci po e ndiqte nga mbrapa por pa rezultat pavarësisht se qëlloi me armë zjarri në ajër.
Si ndodhi ngjarja
Rreth orës 13:00 të ditës së sotme ai u shoqërua së bashku me një të dënuar tjetër nga dy oficerë policie në pavionin e infektivit për të marr trajtimin mjekësor. Gjatë pritjes për vizitën mjekësore Ndoci kërkoi nga efektivët ta lejonin të shkonte në tualetin e spitalit. Sapo ka dalë aty goditi në befasi oficerët e policisë së burgjeve që po e ruanin dhe me shpejtësi u largua, ku do të hipte në automjet me të cilin u largua.
Nga hetimet e deri tanishme rezulton se janë respektuar protokollet e shoqërimit për numrin e efektivëve të policisë së burgjeve që duhet të shoqërojnë personat e paraburgosur apo të dënuar gjatë vizitave të tyre mjekësore.
View this post on Instagram

