AKTUALITET /

VIDEO/ Në arrati prej 2 muajsh për plagosjen e trefishtë, djali i biznesmenit fshihej në një hotel në Kukës

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Në arrati prej 2 muajsh për plagosjen e trefishtë, djali i

Policia ka publikuar sot pamjet e arrestimit të djeshëm të Edison Elezajt, 32 vjeçarit të shpallur në kërkim prej dy muajsh për plagosjen e 3 të afërmve gjatë një feste në një lokal të kryeqytetit.

Arrestimi i të të riut është bërë në një hotel në Kukës ku qëndronte i fshehur që prej muajit korrik kur ishte shpallur në kërkim. Ndaj tij rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje. Dyshohet se ngjarja e ndodhur në orët e para të 23 korrikut, ishte aksidentale dhe se i riu plagosi me armë aksidentalisht 3 familjarët, motër e vëlla binjakë dhe vëllain e tyre të vogël.

Përndryshe, 32 vjeçari është emër i njohur edhe për faktin se është djali i biznesmenit të njohur Hajri Elezaj i cili ka në pronësi kompaninë e ujit Lajthiza. Versus.al

Poll