Drejtori i AKU Shkodër Ramir Haderi është dhunuar nga disa persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus në qytetin e Shkodrës.
Haderi është goditur me sende të forta në kokë dhe qyte pistolete duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.
Dhunimi i drejtorit dyshohet për shkak të detyrës si drejtor i AKU Shkodër.
Ai po ecte me bashkëshorten e tij në këmbë kur persona ende të paidentifikuar i janë afruar dhe e kanë goditur./Versus.al
View this post on Instagram

