AKTUALITET /

VIDEO/ Panik në shkollën shqiptare, qeni hyn dhe sulmon 4 nxënës dhe oficerin e policisë! 8 vjeçarja në gjendje të rëndë

Policia u detyrua të asgjësonte qenin ndërsa arrestoi pronarin e tij.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Panik në shkollën shqiptare, qeni hyn dhe sulmon 4

Suharekë- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shkollën e fshatit Shirokë ku një qen arriti të hynte në ambientet e shkollës dhe të sulmonte 4 nxënës.

Policia e Kosovës bën me dije se përveç nxënësve qeni sulmoi edhe zyrtarët policorë të cilët u detyruan ta asgjësonin për të menaxhuar situatën.

Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur qeni hyn në korridorin e shkollës dhe shkakton panik mes nxënësve të cilët ia mbathin me nxitim. Në pamje shfaqen edhe mësues duke vrapuar.

Policia arrestoi pronarin e qenit, ndërsa një vajzë 8 vjeçare po trajtohet në spital pasi ka marrë dëmtime serioze në kokë si pasojë e kafshimeve të qenit. Ndërsa 3 nxënës të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: