AKTUALITET /

VIDEO/ Plagosën dy djemtë e pronarit të marketit, zbulohet identiteti i shqiptarit nga Thumana dhe rusit në Greqi

Nuk dihet ende shkaku i këxaj dhune brutale ndaj pronarit të marketit në Greqi dhe 2 djemve të tij.

Shkruar nga B.V
VIDEO/ Plagosën dy djemtë e pronarit të marketit, zbulohet
Rusi dhe shqiptari teksa largohen nga marketi

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur në Hania të Greqisë ku një shqiptar dhe një rus u arrestuan pasi dhunuan dhe plagosën pronarin e një marketi dhe dy djemtë e tij.

Mediat greke shkruajnë se bëhet fjalë për 30 vjeçarin nga Thumana, Luan Hysa dhe rusin Artur Kisiev, 46 vjeç. Të arrestuarit, kanë shkuar me motor në marketin e familjes siriane rreth orës 19:40 dhe për shkaqe ende të panjohura, kanë goditur me shkop bejsbolli viktimat duke u shkaktuar lëndime në kokë.

Viktimat e sulmit, pronari Mohamed Younes 58 vjec dhe dy djemtë e tij Hussein dhe Marëan Younes 34 dhe 32 vjec kanë tentuar të reagojnë duke u përleshur me agresorët. Por gjatë përleshjes, rusi Artur Kisiev i cili njihet edhe si person me precedentë penalë ka qëlluar dy herë drejt djemve të pronarit sirian duke lënë të plagosur me armë njërin prej tyre. Versus.al

 

Poll