
Greqi- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në një zonë të Athinës ku u plagos me armë zjarri një 36 vjeçar shqiptar.
Mediat greke kanë publikuar momentin kur shqiptari së bashku me një grup tjetër personash përleshen fizikisht me gjeorgjianin i cili më vonë është kthyer me armë me vete duke e lënë të plagosur në këmbë shqiptarin.
E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur për pazare droge, pasi shqiptari dhe grupi i tij po ngulmonin t’i shisnin gjeorgjianit lëndë narkotike.
Pasi u rrah, Georgianos largohet nga vendi i ngjarjes, në kryqëzimin e rrugëve Kerameikos dhe Iasonos, dhe kthehet gjysmë ore më vonë duke mbajtur një armë. Ai qëllon njërin prej anëtarëve të grupit të shqiptarit dhe largohet duke vrapuar.
Në vendngjarje u gjetën 6 gëzhoja të mbetura nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa shqiptari gjendjet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Versus.al








