AKTUALITET /

VIDEO/ Sherri masiv në Lezhë, arrestohen 2 persona, në kërkim 4 adoleshentët që i sulmuan

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Sherri masiv në Lezhë, arrestohen 2 persona, në

Lezhë- Dy persona janë arrestuar dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim për sherrin e ndodhur ditën e djeshme në qytet. Fillimisht u raportua për sherr mes dy personave, ndërsa pas kqyrjes së pamjeve filmike u zbulua përfshirja e disa personave të tjerë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetasve, të dy banues në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë:

* Fatjon Gjini, 34 vjeç, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje" kryer në bashkëpunim, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”;

* Ervin Nika, 37 vjeç, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje" kryer në bashkëpunim", “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Si dhe u shpallën në kërkim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje", kryer në bashkëpunim dhe  “Prishja qetësisë publike”, shtetasit: Redjan Margjonaj, 20 vjeç, banues në Tale, K. N., 20 vjeç, A. D., 15   vjeç dhe A.M., 17 vjeç.

Fatjon Gjini dhe Ervin Nika kanë goditur me sende të forta Redjan Margjonaj i cili së bashku me 3 shokë të tij kanë goditur me automjet Gjinin dhe më pas e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime fizike. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: