AKTUALITET /

VIDEO/ Në 2022-in i vd*qën në makinë 2 vajza të reja, Arbër Tivari thyen arrestin shtëpiak dhe grabit lokalin

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Në 2022-in i vd*qën në makinë 2 vajza të reja,
Pamje nga kamerat e sigurisë dhe Arbër Tivari

Durrës- Dy persona janë arrestuar nga policia dhe një tjetër është shpallur në kërkim për një vjedhje të ndodhur në një lokal të lagjes nr.18.

Në pranga ka rënë 29 vjeçari A.T, i cili ishte i dënuar nën arrest shtëpie për një aksident me vdekje të ndodhur në 2022-in  dhe shoku i tij, M.Ç, 30 vjeç. Grabitja ka ndodhur më 18 nëntor të këtij viti në lokalin e L.K të cilit i kanë vjedhur sende të ndryshme brenda biznesit me vlerë deri në 3 milionë lekë të vjetra.

Ata kanë bashkëpunuar edhe me një person tjetër i cili ende nuk është identifikuar nga policia. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin e bashkëpunëtorit të tyre, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Aksidenti i ndodhur në 2022-in

VIDEO/ Në 2022-in i vd*qën në makinë 2 vajza të reja,

Në orët e para të 27 nëntorit 2022, Arbër Tivari po udhëtonte në autostradën Tiranë-Durrës. Në makinë me të ndodheshin edhe Roxhesa Klironomi, 24 vjeçe dhe Silva Gjergji, 26 vjeçe. Tivari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me trafikndarësen e autostradës duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme dy vajzave të reja.

Tivari është emër i njohur për policinë e Durrësit pasi në mars të vitit 2021 u plagos pas një konflikti të çastit me Alket Buçpapajn. Për herë të fundit Tivari ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje. Versus.al

Poll