Zjarri ka shkrumbuar një fabrikë këpucës në zonën e Laçit. Burime nga policia thanë se, ngjarja ka ndodhur në fshatin Shullaz.
Siç duket edhe nga pamjet, fabrika është shkrumbuar totalisht ndërsa ende nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të shumta.
Disa mjete zjarrfikëse ndodhen ne vendgjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.