AKTUALITET /

VIDEO+FOTO/ Lamtumira e fundit për Ismail Kadarenë, mbahen homazhe në ambientet e TKOB

Në orën 11:30 pritet të mbahet ceremonia shtetërore e lamtumirës së shkrimtarit, ndërsa në 12:30 do të nis kortezhi i përcjelljes së shkrimtarit për në banesën e fundit në varrezat e Tufinës.

Shkruar nga B.SH

VIDEO+FOTO/ Lamtumira e fundit për Ismail Kadarenë, mbahen homazhe

Sot përcillet për në banesën e fundit kolosi i leterësisë shqipe Ismail Kadaresë. Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit po mbahen homazhe në nderim të tij.

Politikanë, gazetarë, artisë e akademikë u mblodhën për t'i dhënë lamtumirën e fundit, kolosit të letrave shqipe. Ndërsa disa prej të pranishmëve, folën edhe për mediat, ku vlerësuan kontritubin e lartë të Ismail Kadaresë në ngritjen e letërsisë shqiptare në majat botërore. 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë i pranishëm në hollin e TKOB ku foli për atë që Kadare i dha letërsisë shqipe duke e ngritur në majën e letërsisë botërore. Ai tha se Kadare e ka siguruar pavdekësinë e tij pasi veprat e tij do të jetojnë përgjithmonë në ndërgjegjien e kombit.

“Me punën e tij dhe letërsinë e tij, e ngriti Shqipërinë në majën e letërsisë botërore pikërisht atëherë kur Shqipëria ishte më e izoluar se kurrë. Me sakrificat e tij i parapriu një epoke të re. I përjetshëm kujtimi i shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare.  Gjeni si ai e kanë të siguruar pavdekshmërinë sepse jetojnë gjithmonë në ndërgjegjien e kombit”- tha Meta.

Po ashtu edhe deputeti demokrat Lulzim Basha ishte i pranishëm në homazhet e mbajtura në nder të Kadaresë, ku u shpreh se për të kuptuar më mirë se çfarë ka bërë ai për letërsinë shqipe, duhet që secili qytetar të lexojë të paktën një prej librave të Kadaresë të cilët janë përkthyer në 45 gjuhë të botës.  

Homazhet nisën në orën 09:00 dhe në orën 11:30 pritet të mbahet ceremonia shtetërore e lamtumirës së shkrimtarit, ndërsa në 12:30 do të nis kortezhi i përcjelljes së shkrimtarit për në banesën e fundit në varrezat e Tufinës. Arkëmorti shoqërohej nga truproja e Gardës së Republikës së bashku me vajzat e Kadaresë.

VIDEO+FOTO/ Lamtumira e fundit për Ismail Kadarenë, mbahen homazhe
Helena Kadare me 2 vajzat e saj

VIDEO+FOTO/ Lamtumira e fundit për Ismail Kadarenë, mbahen homazhe

VIDEO+FOTO/ Lamtumira e fundit për Ismail Kadarenë, mbahen homazhe

Që prej ditës së djeshme duke vazhduar edhe sot, flamuri i Shqipërisë valëvitet në gjysmështizë pas shpalljes së dy ditëve zi kombëtare për ndarjen nga jeta të kolosit të letrave shqipe.

3 korriku është ditë zie edhe në Kosovë, me vendim të presidentes Vjosa Osmani e cila e kishte dekoruar Kadarenë me urdhrin "Hasan Prishtina". 

Bashkëshortja e shkrimtarit të ndjerë, Helena Kadare, ka qenë e rënduar dhe nuk ka pranuar që të japë prononcime për mediat.

Në homazhet në nderim të Kadaresë, i cili është vlerësuar me dhjetëra çmime prestigjioze dhe disa herë kandidat për çmimin Nobel në Letërsi kanë marrë pjesë krerët e shtetit, artistë, diplomatë, qytetarë dhe personalitete të gjithë fushave.

Mbi arkëmortin me trupin e pajetë të Ismail Kadaresë, u vendos një instalacion i madh me figurën e shenjtores shqiptare Nënë Tereza.

Po ashtu, në hyrje të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit u vendos një vitrinë me libra të të ndjerit Kadare të përkthyer në 45 gjuhë të botës./ Versus.al

 

Poll