AKTUALITET /

Vrasja e 14 vjeçarit te “Fan Noli”, del ekspertiza e thikës së përdorur nga autori: U gjetën 2 profile ADN-je

Sipas ekspertizës, thika është përdorur vetëm nga autori i arrestuar, M.P.

Shkruar nga Versus

Vrasja e 14 vjeçarit te “Fan Noli”, del ekspertiza e

Tiranë- Është publikuar sot akti i ekspertimit të thikës së përdorur në vrasjen e ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” ku një 14 vjeçar vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij dhe plagosi me thikë një tjetër.

Sipas akt-ekspertimit, thika me të cilën u krye krimi është përdorur vetëm nga autori i arrestuar M.P.

Në thikë janë gjetur gjurmë ADN-je të 14 vjeçarit të vrarë M.C dhe shokut të tij L.M i cili mbeti i plagosur.

Ndërkohë pavarësisht se i mituri i plagosur ka deklaruar se në vendngjarje kanë qenë dy persona me thikë, policia i mbetet versionit zyrtar duke thënë se ka qenë vetëm autori i arrestuar ai që ka goditur me thikë viktimën dhe të plagosurin.

Gjatë përleshjes me ta, autori i krimit ka lënduar edhe veten me thikë në një pjesë të krahut.

Ditë më parë avokatët e të miturit të arrestuar kanë ankimuar masën “arrest me burg” me arsyetimin se ai e ka kryer krimin teksa përpiqej të vetëmbrohej gjatë përleshjes fizike. Në një seancë maratonë që zgjati rreth 8 orë, M.P është ballafaquar me të miturit që ndodheshin në vendngjarje.

Gjithashtu u bë ballafaqimi i të plagosurit L.M  i cili pretendonte se në vendngjarje ka qenë një autor i dytë dhe kushëririt të tij të parë i cili përkundër versionit të dhënë, tha se nuk kishte identifikuar asnjë person tjetër të përfshirë në krim përveçse 14 vjeçarit që tashmë është arrestuar. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: