AKTUALITET /

Vr*sja me thikë e 32-vjeçarit në Divjakë, familjarja zbardh detaje: Për pak ditë do ikte në Gjermani

Ajo e përshkroi 32 vjeçarin si njeri të qetë dhe punëtor.

Shkruar nga Versus
Vr*sja me thikë e 32-vjeçarit në Divjakë, familjarja
Besmir Kumria

Familjarja e Besmir Kumria ka treguar se viktima për një javë do të ikte në Gjermani pasi bashkëshortja e tij punonte  atje si infermieri.

Ajo e përshkroi 32 vjeçarin si njeri të qetë dhe punëtor.

“E kam djalin e nipit. Unë nuk di gjë. Këta janë komshinj. Nuk e di kush është autori, morëm vesh që është qëlluar në lokal dhe autorin e nuk e njihte njeri. Nipi im bënte punë të ndryshme. Nusja është infermiere, iku në Gjermani me leje shteti, për dokumente. Erdhi nusja të martën me djalin, djali mbylli punën për të ikur   për gati 1 javë, 10 ditë do ikte në Gjermani, nuk di të kishte ndonjë sherr. Janë bërë njerëzit si bagëti o bir. Ishte djalë i mirë, i qetë, punëtor”, u shpreh ajo për TCH.

Ngarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Kryekuq të Divjakës.

32-vjeçari Besmir Kumria u godit me thikë për vdekje nga Xhesion Toromeni, ndërsa ky i fundit kishte parkuar makinën në rrugë ka hyrë me thikë në dorë në drejtimin e tavolinës ku ishte viktima i cili shoqërohej nga miqtë e tij.

Viktima punonte gjatë sezonit veror në Himarë, ndërsa dje ndodhej në fshat.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se dy familjet ishin në konflikt të vazhdueshëm për një kanal vaditës./Versus.al

 

Poll