AKTUALITET /

Vrau Pjerin Xhuvanin, Arbër Paplekaj kërkon lirimin me kusht: Kam vuajtur shumicën e dënimit

Arbër Paplekaj, ish-efektivi i RENEA-s i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021 në Elbasan, ka paraqitur kërkesë për lirim me kusht, duke kërkuar zbutje të mëtejshme të masës së dënimit të tij me burg.

Shkruar nga Versus

Vrau Pjerin Xhuvanin, Arbër Paplekaj kërkon lirimin me kusht: Kam

Arbër Paplekaj, ish-efektivi i RENEA-s i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021 në Elbasan, ka paraqitur kërkesë për lirim me kusht, duke kërkuar zbutje të mëtejshme të masës së dënimit të tij me burg.

Paplekaj u dënua fillimisht me 22 vite burg për vrasje me dashje në rrethana cilësuese, por në korrik të vitit 2024, Gjykata e Apelit në Tiranë e ndryshoi akuzën në “vrasje në gjendje tronditjeje të fortë psikike” dhe uli dënimin në 7 vite burg.

Kërkesa për lirim me kusht vjen ndërkohë që Paplekaj ka vuajtur një pjesë të konsiderueshme të këtij dënimi dhe, sipas burimeve pranë mbrojtjes së tij, ai ka plotësuar disa nga kushtet ligjore për këtë përfitim penal.

Ngjarja ndodhi më 21 prill 2021, vetëm katër ditë para zgjedhjeve parlamentare, në një përplasje të tensionuar në Elbasan midis përkrahësve të Partisë Demokratike dhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një strukture të ngritur nga PD për të ashtuquajturën “mbrojtje të votës”.

Në një situatë të përshkallëzuar, ai qëlloi me armë zjarri, duke vrarë Pjerin Xhuvanin dhe plagosi disa të tjerë, përfshirë një police. Menjëherë pas ngjarjes, Paplekaj u vetëdorëzua dhe deklaroi se kishte vepruar në vetëmbrojtje, pas një konflikti verbal dhe fizik. /Versus.al

Poll