AKTUALITET /

Vritet me armë zjarri një tjetër shqiptar në Evropë, e lënë jashtë derës së spitalit me plumb në kokë

Tre persona dyshohet të kenë qenë brenda mjetit tip "Audi" që la shqiptarin jashtë derës së spitalit ku më pas ndërroi jetë.

Shkruar nga Versus

Vritet me armë zjarri një tjetër shqiptar në Evropë, e

Një tjetër shqiptar është vrarë së fundmi në Evropë, këtë herë në Spanjë ku viktima është gjetur me plumb në kokë i braktisur para një spitali.

Mediat spanjolle shkruajnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të së shtunës kur disa persona me një audi me targa të huaja kanë lënë të plagosurin rëndë jashtë spitalit të Blanes në Girona.

I plagosuri rëndë i cili kishte një plumb në kokë ndërroi jetë pak momente pasi u la i braktisur jashtëderës së spitalit. Identiteti i viktimës nuk bëhet ende me dije, por mednohet se kanë qenë 3 persona ata të cilët e lanë shqiptarin jashtë spitalit dhe u larguan me Audi. Sipas policisë, hetimet paraprake po kryhen lidhur me një konflikt të mundshmëm për trafikun e drogës. 

Ndërkohë mbërmë në Itali është ekzekutuar me armë zjarri një tjetër shqiptar i identifikuar si Beni Arshia, duke e çuar në 2 numrin e shqiptarëve të vrarë brenda 2 ditëve të fundit në Evropë. Versus.al

Poll