
Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e Kryekonisar Dritan Lamaj, do të rigjykohet. Gjykata Kushtetuese kërkoi që procesi ndaj tij të rihapet, dhe seanca e parë gjyqësore do të mbahet në 17 shkurt, ora 10:00
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut kërkoi që gjykatat shqiptare, të rihapin rihapin dosjen e Arben Frrokut dhe t'i garantojnë atij një proces të rregullt ligjor.
Vëllai i ish-deputetit Mark Frroku e dërgoi çështjen në Strasburg, pasi nuk pranon dënimin me burgim të përjetshëm, dhe sipas GJEND procesi ndaj tij ka patur shkele të të drejtave të njeriut dhe duhet të rigjykohet.
Aktualisht, Arben Frroku është i burgosur në Holandë, dhe është refuzuar kërkesa për ekstradimin e tij në Shqipëri, përmes avokatëve të tij, e çoi çështjen në Gjykatën Europiane.
Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ai u shpall i pafajshëm, por më 29 Qershor 2015, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e dënoi me burgim të përjetshëm. Vendimi u la në fuqi dhe nga shkallët e tjera të drejtësisë.
Arben Frroku u arrestua dhjetë vite më parë në Holandë me dokumente false greke dhe identitetin e ri “Renato Xhepa”.
Për shkak të kohës së kaluar në paraburgim, Frroku përfitoi në atë kohë ulje të dënimit, dhe drejtësia holandeze vendosi se atij i kishin mbetur edhe 18 vite për të qëndruar prapa hekurave.
Vrasja e Kryekomisar Dritan Lamaj më 25 shkurt 2013, është ndër vrasjet më të bujshme të ndodhura në Shqipëri. Breshëri plumbash u derdhën mbi 41-vjeçarin, baba i një vajze të mitur, në pragun e shtëpisë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Biznesmeni Arben Frroku u akuzua dhe shpall fajtor për vrasjen, e cila dyshohet se ndodhi pas dhunës që Lamaj pretendohet se kishte ushtruar ndaj tij. Ai nuk e pranoi dënimin me burgim të përjetshëm dhe ushtroi ankim në të gjitha gjykatat shqiptare./Versus.al

