Ditën e sotme është larguar nga detyra kryeinspektorja e IKMT-së, Dallëndyshe Bici, pas 18 muajsh në atë detyrë.
Zonja Bici u riemërua në atë post në muajin korrik të vitit 2024, pas një periudhe të shkurtër në krye të Kadastrës Shtetërore.
Në krye të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit është emëruar Adriatik Kupi, i cili ka qenë drejtor në OSSH.
Dallëndyshe Bici, përgjatë 12 viteve ka mbajtur poste të rëndësishme.
Në vitin 2013 deri në vitin 2014 ka punuar si drejtoreshë e Inspektimit Juridik pranë INUK-ut, sot IKMT-ja.
Më pas, përgjatë 9 viteve, nga gushti i vitit 2014 deri në muajin mars të vitit 2023, ka punuar si kryeinspektore në IKMT.
Nga marsi 2023 deri në korrik 2024 ka drejtuar Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, duke marrë postin e Ervin Hoxhës, i cili fillimisht u emëruar ministër i Brendshëm dhe aktualisht deputet./Versus.al

