
Fier- Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të 7 personave të cilët akuzohen për vrasjen e 2 vëllezërve Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj në shtator të 2024-ës në Roskovec.
Në përfundim të hetimeve, prokuroria pretendon se është provuar se të pandehurit Altin Kuka dhe djemtë e tij Ervis Kuka dhe Emaurisio Kuka në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vrarë dy vëllezërit. Pak para se të ndodhte ngjarja, Er.K ka patur një konflikt fizik me djemtë e Gramoz Kurtajt dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre. Ndërsa pas komunikimit me telefon, ai u ka rrëfyer ngjarjen të djemve të tij.
Me automatik luftarak, i pandehuri Altin Kuka ka hapur zjarr drejt viktimave. Arma iu sigurua nga djali i tij Ervis Kuka dhe djali tjetër Emaurisio Kuka i cili ka nxitur të atin të qëllojë drejt Gramoz dhe Lavdimir Kurtajt duke i lënë të vdekur. Versus.al







