BOTA /

Aktorja rreh ish-bashkëshortin dhe djalin gjatë pushimeve, arrestohet nga policia

Sipas mediave greke, aktorja ka qenë në gjendje të dehur kur ka dhunuar ish-bashkëshortin dhe djalin e saj.

Shkruar nga Versus

Aktorja rreh ish-bashkëshortin dhe djalin gjatë pushimeve, arrestohet

Greqi- Një aktore greke është arrestuar nga policia mbrëmjen e së dielës pasi dhunoi ish-bashkëshortin e saj gjatë pushimeve në një apartament të marrë me qira në Karytos. Mësohet se 38 vjeçarja e njohur për një rol të saj në serialin “Thika të Dashurisë”, ka dhunuar edhe fëmijën 12 vjeçar.

Kështu ka deklaruar vetë ish-bashkëshorti i aktores, një tekstshkrues dhe kompozitor në Greqi.

Sipas mediave greke, sherri ka nisur në dhomën e hotelit ku çifti i divorcuar ndodhej për disa ditë pushime së bashku me djalin e tyre. Aktorja pasi kishte konsumuar një sasi të tepruar alkooli pak pas pasdites për një arsye të panjohur deri më tani, filloi të thyente gjithçka në dhomë, duke sharë dhe goditur ish-bashkëshortin dhe fëmijën e tyre. Versus.al

Poll