BOTA /

Alarm SHBA-ja për parazitin 'mishëngrënës', zbulohet rasti i parë tek njerëzit

Lavra femër lëshon vezët e saj në plagët e hapura të kafshëve ose njerëzve - Fenomeni mund të shkaktojë dëme serioze ose edhe vdekje nëse nuk ka ndërhyrje në kohë.

Shkruar nga Versus

Alarm SHBA-ja për parazitin 'mishëngrënës',

Një rast i parazitit të njohur si “New World screwworm” (NWS), i cili mund të shkaktojë dëmtime të rënda dhe potencialisht vdekjeprurës, është konfirmuar tek një person në Maryland, SHBA, për herë të parë pas shumë vitesh, njoftoi Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Humane të dielën.

Pacienti kishte udhëtuar së fundmi në El Salvador, dhe infektimi u identifikua pas analizimit të imazheve të larvave që ai kishte paraqitur.

Larvat e këtij insekti “gërmojnë në mish” dhe shkaktojnë dëme serioze tek kafshët, ndërsa në raste të rralla mund të prekin edhe njerëzit, paralajmëroi Departamenti Amerikan i Bujqësisë.

Autoritetet shëndetësore nënvizuan rëndësinë e kujdesit gjatë udhëtimeve në vendet ku ky parazit është i përhapur, pasi infektimi mund të jetë serioz dhe të kërkojë trajtim mjekësor të specializuar./Versus.al

 

Poll