BOTA /

Zbulime të reja rreth Jeffrey Epstein dhe Princit Andrew/ Dorëshkrimi tr*nditës i Virginia Giuffre para se të kryente vet*vrasje

Gruaja që akuzoi Princin Andrew për abuzim seksual dokumenton atë që përjetoi dhe kërkon drejtësi edhe pas vdekjes

Shkruar nga Versus
Zbulime të reja rreth Jeffrey Epstein dhe Princit Andrew/ Dorëshkrimi
Virginia Giuffre 

Në një libër të përshkruar si "të papërpunuar dhe tronditës", Virginia Giuffre , një nga viktimat më të famshme të Jeffrey Epstein , po kthehet pas vdekjes së saj për të treguar historinë e saj.

Gruaja që akuzoi Princin Andrew për abuzim seksual kur ishte vetëm 17 vjeç, përfundoi kujtimet e saj pak para se t'i jepte fund jetës së saj, duke lënë pas një libër që premton të rihapë plagët dhe të provokojë.

" Vajza e Askujt: Një Kujtim i Mbijetesës së Abuzimit dhe Luftës për Drejtësi " do të botohet në fillim të tetorit nga Alfred A. Knopf dhe është rreth 400 faqe. 

Sipas njoftimit, libri "përfshin detaje zemërthyes, shqetësuese dhe zbuluese" rreth periudhës kur Giuffre ishte nën kontrollin e Epstein dhe Ghislaine Maxwell, si dhe rreth marrëdhënieve të tyre me miq të fuqishëm, përfshirë Princin Andrew.

Disa javë para vdekjes së saj, Giuffre i dërgoi një email autores dhe gazetares Amy Wallace, në të cilin e bëri të qartë se donte që libri të botohej pavarësisht rrethanave të jetës së saj. " Në rast të vdekjes sime, dua të sigurohem që "Vajza e Askujt" të botohet. Unë besoj se ka fuqinë të ndikojë në jetë dhe të hapë biseda shumë të nevojshme rreth këtyre krimeve ", shkroi ajo. Mesazhi u dërgua më 1 prill dhe rreth 20 ditë më vonë, Giuffre kreu vetëvrasje në moshën 41 vjeç.

Giuffre kishte ndërmarrë veprime ligjore kundër Dukës së Jorkut në SHBA, duke pretenduar se ai kishte pasur marrëdhënie seksuale me të kur ajo ishte e mitur, pas presionit nga Epstein dhe Maxwell. Andrew i mohoi kategorikisht akuzat, por në vitin 2022 ai arriti një zgjidhje jashtë gjykatës, të vlerësuar në rreth 12 milionë paund . Edhe pse çështja u "mbyll" ligjërisht, skandali dëmtoi përgjithmonë imazhin e tij publik dhe e largoi atë nga detyrat mbretërore.

Giuffre kishte përshkruar tre takime të ndara me Andrew: në shtëpinë e Maxwell në Londër, në rezidencën luksoze të Epstein në Nju Jork dhe në ishullin e tij privat në Karaibe. Fotografia më e famshme e saj me Andrew dhe Maxwell, nga nata në klubin Tramp, kishte bërë xhiron e botës.

Giuffre fillimisht kishte rënë dakord për një marrëveshje shtatëshifrore me Penguin Press, të njëjtën marrëveshje që kishte nënshkruar për librin e Princit Harry. 

Megjithatë, pas një lëvizjeje të një drejtuesi të lartë drejt shtëpisë botuese Knopf, projekti kaloi atje.
Botuesi Jordan Pavlin e përshkroi veprën si “një udhëtim të papërpunuar dhe tronditës – rrëfimi i një shpirti të pathyeshëm që lufton për liri”.

Sipas Knopf, dorëshkrimi i Giuffre-s ka kaluar në një proces rigoroz të verifikimit të fakteve dhe shqyrtimit ligjor, për të garantuar saktësinë dhe shmangien e kontestimeve të mundshme.

Lajmi për botimin e librit erdhi pak ditë pas një interviste të Ghislaine Maxwell nga burgu në SHBA, ku ajo pretendoi se takimi i parë mes Andrew dhe Epstein ishte ndërmjetësuar nga Sarah Ferguson – jo ajo vetë.

Familja e Giuffre reagoi me zemërim, duke kritikuar qeverinë amerikane për lejimin e një “krimineli të dënuar të rishkruajë historinë”.

“Kjo është një parodi e drejtësisë që injoron përvojat e kaq shumë të mbijetuarve”, – thuhet në një deklaratë të përbashkët të familjarëve të Giuffre./Versus.al

Poll