BOTA /

"Bisedime të drejtpërdrejta mes Kosovës dhe Serbisë", çfarë pritet të ndodhë në Bruksel

Përmes një postimi në Instagram, Petkoviç ka shpërndarë fotografi nga delegacioni serb në Bruksel, duke e përshkruar atmosferën si “atmosferë pune” përpara fillimit të bisedimeve të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e Kosovës.

Shkruar nga Versus

"Bisedime të drejtpërdrejta mes Kosovës dhe

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, ka paralajmëruar një takim trepalësh në Bruksel, ku do të marrë pjesë edhe kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen.

Përmes një postimi në Instagram, Petkoviç ka shpërndarë fotografi nga delegacioni serb në Bruksel, duke e përshkruar atmosferën si “atmosferë pune” përpara fillimit të bisedimeve të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e Kosovës.

“Atmosferë pune në delegacionin e Beogradit në Bruksel para bisedimeve të drejtpërdrejta mes Beogradit dhe Prishtinës nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian,” ka shkruar Petkoviç në postimin e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by др Петар Петковић (@petarpetkovic.kim)

Ky takim pritet të jetë pjesë e përpjekjeve për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të iniciativës së ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. /Versus.al/

Poll