
Itali- Një prej tre avionëve që transportonin palestinezë u ul mbrëmë në aerportin ushtarak të Linatesë në Milano. Mes 6 të miturve që ndodheshin brenda avionit, ishte edhe Adami, i cili së bashku me nënën e tij arriti t’u mbijetonte bombardimeve ku humbën jetën 9 vëllezërit dhe babai i tij.
Adami do të trajtohet në një klinikë në Lombardi pasi si pasojë e bombardimeve humbi edhe krahun e majtë. Mjekët do bëjnë gjithçka që të rikuperojnë funksionimin e krahut.
I pranishëm për ta pritur të miturin dhe nënën e tij ishte edhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani i cili i dha Adamit një top futbolli.
Tashmë ai është larg luftës së tmerrshme ku humbi pothuajse gjithë familjen e tij dhe tashmë e vetmja që i ka mbetur është vetëm nëna. Megjithatë me të mbërritur në Milano, e nëna e të miturit shprehu kënaqësinë që tashmë ajo dhe djali i saj janë të sigurt. Versus.al







