AKTUALITET /

Skandal! Kompania "Driza" hedh mbetjet e pularisë në liqenin e Shkodrës, gazetari: Ky palaçoja duhet dënuar!

Shkruar nga Versus

Skandal! Kompania "Driza" hedh mbetjet e pularisë në liqenin

Si të mos mjaftonte pasiguria ushqimore me të cilën hasen qytetarët pas gjetjeve të salmonelës në sasinë e mishit të pulës të transportuar nga Brazili drejt portit të Durrësit, tashmë edhe një tjetër rast flagrant është bërë publik në media.

Në pamjet e publikuara, shihet një kompani lokale e Shkodrës e quajtur ‘Driza’ e cila shkarkon mbetjet e pularisë në liqenin e qytetit. Pamjet tregojnë furgonin e kompanisë teksa ka hapur dyert e pasme dhe një punonjës hedh mbetjet në liqen.

Kjo situatë ka ngjallur reagim edhe tek gazetari Mentor Kikia i cili u ka bërë thirrje qytetarëve ta shpërndajnë sa më shumë videon derisa organet ligjzbatuese të reagojnë.

Reagimi i plotë:

Të ndëshkohet ky njeri e kjo kompani!

Unë nuk do të ndaloj së publikuari çdo ditë këtë video, derisa të dale lajmi që ky palaçoja dhe kjo kompania të jenë dënuar nga inspektoriatet, dhe prokuroria të ketë hapur një procedim ndaj këtij maskarallëku.

Po pastron makinën ky!

E pra, të dielën, ne me një grup prej 50 vullnetarësh do shkojmë të pastrojmë një zonë në shtratin e lumit Vjosë.

Po ku dhe çfarë të pastrosh?

Do shkojmë në BE ne, në 2027 do e mbyllim e kapitullin e mjedisit?

Ec e bëje atje këtë gjë, po nuk ta bënë gropën me gjithë pula e me gjithë glasa, plehrat.

Shperndajeni këtë video, derisa shteti të reagojë. Boll na e qelbën këtë vend. Versus.al

Poll