Në Bazel pati kaos gjatë këngës së përfaqësuesit të Izraelit në Eurovision, Yuval Raphael.
Këngëtarja 24-vjeçare, e cila i mbijetoi sulmit të Hamasit në festivalin e muzikës Nova në tetor 2023, ishte në kulmin e performancës së saj - duke kënduar "New Day Will Rise" në finale - kur një i ri u përpoq të hynte me forcë në skenë.
Ndërhyrja e sigurisë ishte e menjëhershme dhe përveç faktit që e ndaluan, njëri nga njerëzit e sigurisë e qëlloi me shuplakë.
Incidenti ndodhi pikërisht kur Yuval Raphael po kalonte nga skena mbështetëse në atë kryesore. Sipas Liav Illoz nga dega izraelite e Miqve të Eurovisionit (OGAE), ai ia mbuloi fytyrën protestuesit me flamurin izraelit për ta mbrojtur nga transmetimi televiziv, ndërsa sigurimi vazhdoi ta arrestonte. Në të njëjtën kohë, dy protestues të tjerë hodhën bojë të kuqe dhe jeshile drejt spektatorëve izraelitë - edhe ata u arrestuan dhe u nxorën nga vendi i ngjarjes.







