Një “nënë monstër” në Francë është dënuar nga Gjykata me burgim të përjetshëm, pasi torturoi dhe la të vdiste nga uria vajzën e saj të mitur 13-vjeçare.
Gjykata vendosi këtë masë, rreth 5 vite pasi është regjistruar ngjarja e rëndë, kur 13-vjeçarja pësoi arrest kardiak pasi qëndroi me ditë të tëra e mbyllur në një dhomë edhe pa ushqim.
Adoleshentja fatkeqe peshonte vetëm 28 kilogramë dhe ndërroi jetë në gusht të 2020. Sipas mediave të huaja, vajza kishte edhe dhëmbë të shkulur dhe shenja keqtrajtimi /Versus.al/







