Në një atmosferë shkëlqimi mbretëror dhe simbolikë të fortë politike, darka e organizuar nga Mbreti Frederik dhe Mbretëresha Mary e Danimarkës u zhvillua në Pallatin Amalienborg në Kopenhagen, në nder të 50 krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së dhe Komunitetit Politik Evropian.
Udhëheqësit evropianë ndodhen në kryeqytetin danez për Samitin e 7-të të Komunitetit Politik Evropian, i cili përqendrohet në forcimin e Ukrainës, sigurinë evropiane dhe rolin e Evropës në një mjedis gjeopolitik në ndryshim të vazhdueshëm.
Në darkë morën pjesë Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, Presidenti francez Emmanuel Macron, Kryeministri britanik Keir Starmer, Kancelari gjerman Friedrich Merz, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe shumë udhëheqës të tjerë, si dhe Princi Albert i Monakos.
Sipas revistës Billed-Bladet, mbrëmja u përshkrua si një “darkë pune”, me një kod veshjeje profesional. Mbreti Frederik u shfaq me kostum në vend të uniformës ushtarake, ndërsa Mbretëresha Mary zgjodhi një kostum elegant ngjyrë krem me një xhaketë të zezë. Shumica e udhëheqëseve femra ndoqën të njëjtin stil, me Ursula von der Leyen dhe Giorgia Meloni që zgjodhën nuanca të ngjyrës bezhë.



Mesazhi i mbretit
Në fjalën e tij, Frederick dërgoi një mesazh uniteti dhe përgjegjësie: "Si evropianë, ne mbajmë një pjesë të jetës së njëri-tjetrit në duart e njëri-tjetrit. Dhe ia kemi borxh të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes sonë ta mbajmë këtë përgjegjësi me kujdes. Bota po ndryshon, siguria dhe vlerat e Evropës janë nën presion. Askush prej nesh nuk mund t'i përballojë këto sfida i vetëm."
Për të ftuarit Mbreti dhe Mbretëresha kishin menduar një menu speciale. Atyre ju servir merluc e Groenlandws me alga deti Kattegat, marshmallow nga bregu perëndimor i Danimarkës me kërpudha chanterellle, kroketa qengji të gatuara ngadalë me djathë krokante dhe pure kungulli, ndërsa për ëmbëlsirë, të ftuarit shijuan një përbërje me çokollatë dhe arra, komposto molle dhe hirrë deti me karamel. /Versus.al







