BOTA /

Tërmeti apokaliptik/ Vazhdojnë kërkimet, 10 të vdekur dhe mbi 100 të zhdukur në Bangkok

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën, 16 janë plagosur dhe mbi 100 rezultojnë të zhdukur në Bangkok pas shembjes së tre ndërtesave në ndërtim si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.7 që goditi Mianmarin dhe u ndje edhe në kryeqytetin tajlandez.

Shkruar nga Versus

Tërmeti apokaliptik/ Vazhdojnë kërkimet, 10 të vdekur dhe

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën, 16 janë plagosur dhe mbi 100 rezultojnë të zhdukur në Bangkok pas shembjes së tre ndërtesave në ndërtim si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.7 që goditi Mianmarin dhe u ndje edhe në kryeqytetin tajlandez.

Zëvendësguvernatorja e Bangkokut, Tavida Kamolvej, ka përditësuar bilancin e viktimave, ndërsa operacionet e shpëtimit vazhdojnë, përfshirë një ndërtesë pranë tregut të njohur Chatuchak, ku dhjetëra persona janë ende të zhdukur.

Në këtë kullë në ndërtim, e cila u shemb gjatë tërmetit, sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, janë gjetur trupat e tetë personave, tha ministri i Brendshëm, Anutin Charnvirakul. Ai shtoi se të paktën 12 persona janë shpëtuar nga rrënojat në këtë zonë, e cila zakonisht frekuentohet nga turistë dhe dashamirës të blerjeve.

Sipas agjencisë Efe, ekipet e emergjencës po përdorin dronë për të përshpejtuar kërkimin e të mbijetuarve, një mision që synojnë ta vazhdojnë deri në orët e para të mëngjesit të nesërm.

Autoritetet kanë përditësuar disa herë numrin e të zhdukurve, por burime të ndryshme zyrtare bien dakord se nën rrënoja mund të jenë të paktën 100 persona.

Tags:

bangkok

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: