Kosovë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen e Kuvajtit në Podujevë, ku një grua raportohet se ka tentuar të mbysë 4 fëmijët e saj.
Ngjarja ka alarmuar bashkëshortin i cili menjëherë telefonoi policinë. 41 vjeçarja ka tentuar të kryejë aktin e rëndë duke shkaktuar panik dhe përshkallëzim të situatës në gjendjen e saj, ndërsa ende nuk dihen arsyet.
Ekipi mjekësor dhe policia u nisën drejt vendngjarjes ndërsa gruaja u dërgua me urgjencë në spitalin psikiatrik ku po merr trajtim mjekësor pasi raportohet të jetë në gjendje të rënduar psikologjike.
Prokuroria ka nisur hetimin për veprën penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve”. Versus.al








