
Ambasadori britanik në Meksikë dha dorëheqjen nga posti pas publikimit në internet të imazheve ku ai shfaqet teksa i drejton armën e zjarrit një punonjësi të ambasadës.
Siç shihet në imazhet e publikuara në rrjetin social “X”, Jon Benjamin i drejton armën e zjarrit një personi brenda makinës me të cilën udhëtonin. Ky veprim është kritikuar shumë si nga mediat vendase ashtu edhe nga komentuesit.
“Në një kontekst të vrasjeve të përditshme në Meksikë nga tregtarët e drogës, ai guxon të bëjë shaka”, thuhet në një postim që shoqëron videon e shpërndarë.
Dje, Financial Times raportoi se ambasadori ishte dorëhequr nga posti i tij pas incidentit që ndodhi gjatë një udhëtimi në shtetet e Durangos dhe Sinaloas ku është edhe numri më i lartë i vrasjeve nga kartelet e drogës. Versus.al
British Ambassador to Mexico, Jon Benjamin, points a semi automatic weapon at concerned Mexican staff member.
— Clash Report (@clashreport) June 1, 2024
He's now been removed from his position. pic.twitter.com/MXp5hXjbIK








