BOTA /

“I vetmi që ka fuqi mbi Putinin”, Zelensky: Kam besim se Trump mund t’i japë fund luftës

Presidenti Volodymyr Zelensky shprehu optimizëm në një intervistë të botuar të dielën se presidenti "i fortë" i ardhshëm i SHBA, Donald Trump do të jetë në gjendje të detyrojë Rusinë në bisedimet e paqes dhe t'i japë fund luftës në Ukrainë.

Shkruar nga Versus

“I vetmi që ka fuqi mbi Putinin”, Zelensky: Kam besim se Trump

Në një diskutim tre-orësh me podkasterin amerikan Lex Fridman, presidenti ukrainas Zelensky tha se presidenti i zgjedhur Donald Trump do të jetë jetik për garantimin e sigurisë së Ukrainës, duke hapur rrugën për një zgjidhje të negociuar të mbështetur edhe nga vendet evropiane.

"Unë dhe Trump do të arrijmë një marrëveshje dhe do të ofrojmë garanci të forta sigurie, së bashku me Evropën, dhe më pas mund të flasim me rusët," tha Zelensky.

“Ne dhe Trump jemi të parët dhe Evropa do të mbështesë qëndrimin e Ukrainës”, tha ai.

Pavarësisht deklaratave të Trump për të ku e cilësonte si “tregtar të mirë” për ndihmën që arrinte të merrte nga SHBA, Zelensky pati lëvdata për presidentin e ri amerikan dhe për Elon Musk, duke e cilësuar atë si personin me ndikimin e nevojshëm për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Trump e ka tallur shpesh Zelenskyn si një "shitës", ndërsa ka ngritur vetullat në Uashington duke kritikuar rrallë presidentin rus Vladimir Putin - dhe madje duke folur me admirim për liderin e Kremlinit.

"Unë mendoj se presidenti Trump jo vetëm që ka vullnet, ai i ka të gjitha këto mundësi, dhe nuk është vetëm bisedë. Unë me të vërtetë mbështetem tek ai dhe mendoj se njerëzit tanë me të vërtetë llogarisin tek ai, kështu që ai ka fuqi të mjaftueshme për t'i bërë presion, presion ndaj Putinit”, tha Zelensky. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: