BOTA /

Inskenoi vrasjen e tij, kapet kreu i kartelit meksikan të drogës! Bënte jetë luksoze në Kaliforni

Shkruar nga Versus

Inskenoi vrasjen e tij, kapet kreu i kartelit meksikan të drogës!

SHBA- Një drejtues i kartelit meksikan të drogës i cili kalonte me tonelata kokainë drejt Amerikës së Veriut, është arrestuar së fundmi në Riverside të Kalifornisë.

Por ajo çfarë është më e pabesueshme është fakti se Cristian Fernando Ochoa, konsiderohej i vrarë me armë zjarri pas të shtënave me disa prej rivalëve të tij. 37 vjeçari mesa duket kishte arritur t’u shmangej të gjithë autoriteteve dhe të jetonte i lirë duke bërë jetë luksoze në Kaliforni.

Dokumentet e gjykatës thonë se Gutierrez-Ochoa drejtonte një prej karteleve më të dhunshme të Meksikës, në vitin 2014. Duke filluar nga ajo kohë, ai "koordinoi transportin dhe shpërndarjen" e rreth 40,000 kilogramëve metamfetaminë dhe afërsisht 2,000 kilogramë kokainë në Meksikë.

Në 2022-in ai mësohet se inskenoi një përplasje me armë zjarri për të krijuar idenë që ai kishte mbetur i vdekur gjatë të shtënave. Gutierrez-Ochoa i njohur gjithashtu si "El Mencho", tani po përballet me akuza për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash në gjykatën federale. Versus.al

Poll