BOTA /

Izraeli pezullon shërbimeve konsullore në mbarë botën, ambasada izraelite në Shqipëri: Në rast rreziku ndiqni këto udhëzime

Ministria e Jashtme e Izraelit ka urdhëruar mbylljen e të gjitha misioneve diplomatike dhe pezullimin e shërbimeve konsullore në të gjithë botën, duke iu përgjigjur "zhvillimeve të fundit" pas bastisjeve ushtarake kundër Iranit.

Shkruar nga Versus

Izraeli pezullon shërbimeve konsullore në mbarë botën,

Ministria e Jashtme e Izraelit ka urdhëruar mbylljen e të gjitha misioneve diplomatike dhe pezullimin e shërbimeve konsullore në të gjithë botën, duke iu përgjigjur "zhvillimeve të fundit" pas bastisjeve ushtarake kundër Iranit. 

Ministria e Jashtme e Izraelit ka urdhëruar mbylljen e të gjitha misioneve diplomatike dhe pezullimin e shërbimeve konsullore në të gjithë botën, duke iu përgjigjur "zhvillimeve të fundit" pas bastisjeve ushtarake kundër Iranit. Lajmi u bë publik përmes një deklarate zyrtare nga Ambasada Izraelite në Shqipëri e cila teksa ka njoftuar mbylljen epërkohshme të shërbimeve u ka dhënë disa udhëzime qytetarëve izraelitë.

Në një deklaratë në faqen zyrtares së ambasadës thuhet që të shmange pjesëmarrjen në tubike ose ngjarjen të mëdha, të qëndrojnë vigjilentë dhe në rast emergjence të kontaktojnë në Dhomën e Situatave të Ministrisë.

Reagimi i plotë

‘Në dritën e zhvillimeve të fundit, misionet izraelite në mbarë botën do të mbyllen dhe shërbimet konsullore nuk do të ofrohen.

Një formular online është i disponueshëm për izraelitët jashtë vendit për të raportuar vendndodhjen dhe statusin e tyre aktual.

Ju lutemi plotësojeni atë për të ndihmuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të qëndrojë e përditësuar.

Në rast emergjence ose fatkeqësie, kontaktoni menjëherë  Dhomën e Situatave të Ministrisë.

Kontrolloni  rekomandimet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare  për vendin ku ndodheni aktualisht,

si dhe udhëzimet e përgjithshme të sigurisë për izraelitët jashtë vendit:

a. Shmangni shfaqjen e simboleve hebraike ose izraelite në hapësirat publike.

b. Përmbahuni nga postimi i detajeve të identifikueshme në lidhje me vendndodhjen tuaj ose planet e udhëtimit në mediat sociale.

c. Shmangni pjesëmarrjen në tubime ose ngjarje të mëdha që lidhen me Izraelin ose komunitetet hebraike.

d. Bashkëpunoni me forcat lokale të sigurisë dhe ndiqni udhëzimet e tyre menjëherë nëse ekspozoheni ndaj aktivitetit armiqësor.

e. Qëndroni shumë vigjilentë në vendet publike.

f. Në rast emergjence, kontaktoni misionin në vendin e rezidencës duke përdorur numrat e emergjencës që shfaqen në faqen "Na Kontaktoni".’- thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Në njoftim, ministria ftoi gjithashtu qytetarët izraelitë jashtë vendit të plotësojnë një formular online për të raportuar pozicionin dhe gjendjen e tyre, në mënyrë që të lehtësohet çdo operacion ndihme apo evakuimi.

Kjo procedurë ishte përdorur më parë pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, për të koordinuar kthimin e rezervistëve dhe organizimin e fluturimeve emergjente. Versus.al

Poll