BOTA /

Kanadaja shteti i 51 i SHBA? Kryeministri kanadez i përgjigjet Trump në Shtëpinë e Bardhë: Nuk jemi në shitje!

Por, situata u bë e pakëndshme kur Trump përmendi transformimin e mundshëm të Kanadasë në shtetin e 51-të të SHBA-së.

Shkruar nga Versus

Kanadaja shteti i 51 i SHBA? Kryeministri kanadez i përgjigjet Trump

 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe kryeministri kanadez, Mark Carney, shkëmbyen komente pozitive për njëri-tjetrin gjatë takimit të parë midis dy udhëheqësve që kur Carney u kurorëzua fitues i zgjedhjeve.

Fillimisht, Trump tha se kishte shumë respekt për Carney, të cilin e përgëzoi për fitoren e tij në zgjedhje, duke e quajtur atë një nga rikthimet më të mëdha në historinë e politikës, ndërsa shtoi me humor: “Ndoshta edhe më të madh se i imi”.Nga ana e tij, Carney vlerësoi presidentin amerikan për fokusin e tij të palëkundur te punonjësit amerikan.

Por, situata u bë e pakëndshme kur Trump përmendi transformimin e mundshëm të Kanadasë në shtetin e 51-të të SHBA-së.

“Disa vende nuk janë kurrë në shitje”, u përgjigj kryeministri kanadez, duke shtuar: “Ato nuk janë në shitje dhe nuk do të jenë kurrë.”

“Kurrë mos thuaj kurrë”, u përgjigj Donald Trump.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: