Vetëm pak çaste para përplasjes tragjike të fluturimit AI171 të Air India-s, pasagjeri guru i famshëm birtanik Jamie Ray Meek, 45 vjeç dhe partneri i tij Fiongal Greenlaw, 39 vjeç, regjistroi një video të fundit në Instagram, e cila është bërë virale që prej momentit kur ndodhi aksidenti.
Në klip shfaqet Meek brenda aeroportit të Ahmedabad-it, duke folur para kamerës ndërsa përgatitej të hipte në fluturimin me destinacion Londra, Gatwick.
"Jemi në aeroport, gati për të hipur. Lamtumirë Indi, për një fluturim 10-orësh drejt Londrës," tha ai.
Ndërsa ndau disa mendime nga udhëtimi i tij në Indi, Meek shtoi: "Mësimi më i madh që mora është të mos humbasësh durimin me partnerin tënd", përpara se të buzëqeshte lehtë dhe ta mbyllte me fjalët: "Po kthehem i lumtur, i lumtur, i qetë."
Jamie Ray Meek ishte një nga 53 shtetasit britanikë në bord të fluturimit AI171 të Air India-s, i cili u përplas pak pas ngritjes pasditen e së enjtes.
Jamie dhe Fin ishin martuar në vitin 2022 dhe jetonin në Ramsgate, Kent.
Aeroplani, një Boeing 787-8 Dreamliner, u nis nga Ahmedabad në orën 13:38 me orën lokale (IST), duke transportuar 242 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, përfshirë 169 shtetas indianë, shtatë shtetas portugezë dhe një shtetas kanadez.
Në përgjigje të tragjedisë, Kryeministri Narendra Modi dha një deklaratë prekëse, duke thënë:
“Tragjedia në Ahmedabad na ka tronditur dhe na ka hidhëruar thellë. Në këtë orë të trishtuar, mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë prekur prej saj.”
Air India publikoi një deklaratë të shkurtër duke konfirmuar ngjarjen:
“Fluturimi AI171, që operonte në linjën Ahmedabad–London Gatwick, u përfshi në një incident sot, më 12 qershor 2025. Aktualisht, po verifikojmë detajet dhe do të japim përditësime të mëtejshme sa më shpejt në airindia.com dhe në llogarinë tonë zyrtare në X.”/Versus.al







