
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar homologun e tij rus Vladimir Putin të cilit i ka bërë thirrje që të veprojë më shpejt pasi mijëra njerëz po vdesin çdo javë në një luftë të pakuptimtë.
“Rusia duhet të veprojë. Shumë njerëz po vdesin, mijëra në javë, në një luftë të tmerrshme dhe të pakuptimtë. Një luftë që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë dhe nuk do të kishte ndodhur nëse unë do të isha president”, tha Trump.
Ndryshe, edhe pse deklaroi se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë shpejt, bisedimet mes amerikanëve dhe rusëve deri më tani nuk kanë dhënë rezultate domethënëse dhe Rusia vazhdon të kryejë sulme ndaj infrastrukturës energjetike dhe civile të Ukrainës.
Bëhet e ditur se së fundmi SHBA u largua edhe nga udhëheqja e grupit të aleatëve kryesorë të Ukrainës të njohur si Grupi i Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG), duke e lënë atë në dorë të evropianëve që tani e tutje.
Tani kryesimi është marrë nga Britania e Madhe dhe Gjermania. Versus.al








