Kryeministri i Mongolisë, Luvsannamsrain Oyun-Erdene, ka dhënë dorëheqjen pasi humbi mocionin e votëbesimit në parlament.
Votimi u bë pas shumë ditëve protestash masive mbi akuzat për korrupsion ndaj tij. Sipas protestueve postimet e djalit të kryeministrit me festën luksoze të ditëlindjes dhe fejesës të djalit të tij bënë që ta akuzonin për korrupsion.
Oyun-Erdene, e cila mori detyrën në vitin 2021, do të mbetet kryeministër i komnduar derisa të emërohet një pasardhës brenda 30 ditësh.
“Ishte një nder t’i shërbeja vendit dhe popullit tim në kohë vështirësish, duke përfshirë pandemitë, luftërat dhe tarifat”, tha ai pas votimit.
Ai u detyrua të jepte dorëheqjen pasi nuk arriti të siguronte shumicën, ose 64 nga 126 vendet e parlamentit. Rreth 82 ligjvënës morën pjesë në votimin e fshehtë, 44 prej të cilëve votuan për Oyun-Erdene, ndërsa 38 votuan kundër tij. Versus.al







