BOTA /

'Marina britanike të mbrojë kufirin e Ukrainë', Zelensky zbulon kushtet për negociatat e paqes me Rusinë

Marina Mbretërore Britanike mund të ngarkohet me mbrojtjen e bregdetit të Ukrainës, thotë Zelensky Ukraina dëshiron që SHBA të përfshihet në parandalimin e një sulmi rus

Shkruar nga Versus
'Marina britanike të mbrojë kufirin e Ukrainë',
Volodymyr Zelensky

'Rreth 110,000 trupa të huaja mund të nevojiten për të siguruar paqen në Ukrainë pas çdo marrëveshjeje me Rusinë, dhe Marina Britanike dhe e vendeve skandinave mund të ngarkohet të mbrojë bregdetin ukrainas,' theksoi sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Ai pranoi se SHBA është kundër anëtarësimit të Kievit në aleancë, duke shprehur besimin e tij se Uashingtoni kurrë nuk e ka parë Ukrainën si një anëtare të NATO-s, shkruan Reuters.

“SHBA-ja aktualisht nuk është e gatshme të flasë për hyrjen e Ukrainës në NATO, kështu që Ukrainës do t'i duhen dy herë më shumë brigada luftarake”, tha Zelensky në një bisedë me gazetarët në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Ai vlerësoi se “të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se ku jemi”.

'Amerika e sotme dhe presidenti Trump nuk janë të gatshëm të flasin për NATO-n, ose më mirë të flasin hapur për të... Ata besojnë se Ukraina nuk mund të jetë në NATO, sepse është një përshkallëzim me ‘rusët’ – theksoi Zelensky, duke shtuar se nëse nuk hyn në NATO, atëherë Ukraina do të duhet të bashkëpunojë me Evropën.

Gjithashtu Zelensky tha se presidenti Vladimir Putin është i vetmi zyrtar rus me të cilin ai është i gatshëm të bisedojë dhe se do ta bëjë këtë vetëm kur Ukraina të bjerë dakord për një plan të përbashkët me presidentin amerikan Donald Trump dhe liderët evropianë.

Një opsion tjetër sipas Zelensky mund të jetë vendosja e forcave ndërkombëtare për të parandaluar Vladimir Putinin të sulmojë përsëri Ukrainën.

Zelensky tha se në një skenar të tillë, ai do të donte që Shtetet e Bashkuara të luanin një rol, megjithëse sekretari amerikan i mbrojtjes, Pete Hegseth e  ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Ukrainë.

"Nëse flasim për kontigjentin, unë kam një hartë në të cilën janë shënuar 110,000 ushtarë të huaj. Po ju them sinqerisht," u tha Zelensky.

Gjithashtu Zelensky tha sot se presidenti Vladimir Putin është i vetmi zyrtar rus me të cilin ai është i gatshëm të bisedojë dhe se do ta bëjë këtë vetëm kur Ukraina të bjerë dakord për një plan të përbashkët me presidentin amerikan Donald Trump dhe liderët evropianë.

Në përgjigje të një pyetjeje nga Sky News, ai tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë plani për takime me zyrtarët rusë  pavarësisht se Donald Trump tha të enjten mbrëma se përfaqësues të lartë rusë do të merrnin pjesë në Mynih për bisedime me amerikanët dhe ukrainasit.

Në vend të kësaj, Zelensky prezantoi vizionin e tij për negociatat e mundshme për t'i dhënë fund luftës.

"Do të jem shumë, shumë i qartë," tha ai në anglisht.

"Së pari, unë shoh sekuencën e takimeve dhe vendimeve. Para së gjithash, nuk dua të takohem vetëm me Rusinë - të takohemi vetëm për hir të takimit? Jo. Ne shohim një sekuencë të qartë: së pari Shtetet e Bashkuara, pastaj Evropa dhe vetëm pastaj Rusia kur të jetë gati për atë takim. Ky është hapi i parë."/Versus.al

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: