
Qeveria ukrainase ka pësuar një tronditje të thellë pas masakrës së ndodhur në Poltava ditën e djeshme ku si pasojë e raketave ruse, humbën jetën 51 ushtarakë tenkologjiko-kibernetik si dhe u plagosën 200 të tjerë.Së fundmi, ka dhënë dorëheqjen ministri i Jashtëm Dimitry Kuleba, i cili konsiderohet si ministri më i rëndësishëm i qeverisë së presidentit Volodymyr Zelensky.
Më herët kanë dhënë dorëheqjen edhe 3 ministra të kabinetit për të mbajtur përgjegjësi për masakrën e ndodhur mëngjesin e së martës në institutin ushtarak, ku u shkatërruan gjithashtu edhe një shkollë dhe spital.
Zelensky i cili bëri thirrje për armatime të Ukrainës nga perëndimi me raketa me reze të gjatë, tha se vjeshta do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin dhe se institucionet shtetërore duhet të jenë të përgatitura.
Bombardimet ruse vijuan edhe gjatë mëngjesit të sotëm ku u hodhën 17 raketa e dronë në rajonin e Lyviv, duke lënë të vdekur 2 persona dhe duke plagosur 19 të tjerë. Një prej viktimave rezulton të jetë një fëmijë 14 vjeçar. Versus.al








