BOTA /

Ministri i Jashtëm britanik bie pre e mashtrimit! Mendoi se po bisedonte me ish-presidentin ukrainas

Një numër mesazhesh me tekst u shkëmbyen gjithashtu midis personit që shtirej dhe Lord Cameron, i cili u pendua për gabimin e tij.

Shkruar nga Versus
Ministri i Jashtëm britanik bie pre e mashtrimit! Mendoi se po bisedonte me
David Cameron dhe Petro Poroshenko

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka rënë viktimë e një telefonate mashtrimi me dikë që pretendonte të ishte ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko, shkruan BBC.

Një numër mesazhesh me tekst u shkëmbyen gjithashtu midis personit që shtirej dhe Lord Cameron, i cili u pendua për gabimin e tij.

“Ndërsa video telefonata dukej qartë se ishte me zotin Poroshenko, pas bisedës sekretari i jashtëm pati dyshime”- u shpreh një prej zëdhënësve të ministrisë.

Telefonuesi kërkoi gjithashtu detaje kontakti, pas së cilës Lord Cameron pushoi së përgjigjuri. Zëdhënësi tha se telefonata e shkurtër u zhvillua në ditët e fundit, por nuk dha hollësi se kush fshihej pas mashtrimit apo se si ata ishin në gjendje të kontaktonin drejtpërdrejt me Lord Cameron.

Petro Poroshenko ishte president i Ukrainës midis 2014 dhe 2019.

Gjatë mandatit të tij si kryeministër, David Cameron pati marrëdhënie të shumta me liderin ukrainas, duke përfshirë takime në samite ndërkombëtare. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: