Ditën e djeshme një ngjarje tragjike tronditi gjithë botë ku një avion nga India me destinacion Anglinë u përplas teksa po ngjitej në ajër. Nga 290 persona në bord dhe në tokë, fatkeqësisht 290 humbën jetën, ndërsa vetëm 1 person arriti të mbijetojë këtë katastrofë. Mësohet se i mbijetuari është Indian me shtetësi britanike.
Sipas raportimeve nga kontrollorët e trafikut ajror, fluturimi AI171 u ngrit nga pista në orën 13:39 me orën lokale, por dërgoi sinjal emergjence “Mayday” vetëm pak çaste më pas. Videot që po qarkullojnë në media tregojnë momentin kur avioni humbet lartësinë mbi zonën urbane, pasuar nga një shpërthim masiv dhe një shtyllë e madhe tymi të zi. Versus.al







