BOTA /

Në fshehtësi të plotë, vras*si i 11 vjeçares në Greqi transferohet në burgun e Grevenit

Sipas mediave greke 37 vjeçari ndodhej në Drejtorinë e Policisë Ilia dhe nën masa drakoniane sigurie për të shmangur incidentet është transferuar në një burg të tipit të veçantë, ku strehohen të burgosurit që kanë kryer krime me karakter seksual. 

Shkruar nga Versus

Në fshehtësi të plotë, vras*si i 11 vjeçares në

Vrasësi i 11 vjeçares Vasiliki është transferuar në burgun e Grevenit në fshehtësi të plotë.

Sipas mediave greke 37 vjeçari ndodhej në Drejtorinë e Policisë Ilia dhe nën masa drakoniane sigurie për të shmangur incidentet është transferuar në një burg të tipit të veçantë, ku strehohen të burgosurit që kanë kryer krime me karakter seksual. 

37 vjeçari pasi mbërriti në qëndren e paraburgimit  iu nënshtrua një sërë analizash për të përcaktuar nëse është përdorues droge dhe pritet t'i nënshtrohet psikologëve dhe psikiatërve specialistë për të kontrolluar nëse ekziston rreziku i vetëlëndimit apo a do t’u sillte telashe shokëve të tij të burgosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditë më parë në Greqi.

37-vjeçari, baba i 6 fëmijëve çoi në periferi të Ilia mbesën e tij 11-vjeçare dhe tentoi ta përdhunonte.

Pas rezistencës së kësaj të fundit, ai e vrau mbesën e tij me kaçavidë në qafë.

Sipas informacioneve, autori dyshohet se ka pranuar në polici se donte të bënte seks me të miturën, ajo nuk pranoi dhe kur i tha se do t’ia tregonte prindërve, ai e sulmoi me kaçavidë duke i shkaktuar lëndime në gjoks.

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: