
Kryeministri hungarez Viktor Orban do të bëjë udhëtimin e tij të parë në Kiev të martën që nga pushtimi i Rusisë ndaj fqinjit të saj më të vogël në vitin 2022, për t'u takuar me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Vizita e Orban, një kritik i hapur i ndihmës ushtarake perëndimore për Ukrainën, do të bëhet një ditë pasi Hungaria mori presidencën e rradhës të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Financial Times raportoi se Orban do të takohet me Zelenskyn dhe zyrtarë të tjerë të lartë në Kiev vetëm disa ditë pasi të dy folën në një samit të BE-së në Bruksel.
Orban, aleati më i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin në mesin e liderëve të BE-së, ka kundërshtuar shpesh shumë nisma të BE-së për të mbështetur Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër agresionit të Moskës që nga pushtimi i saj në shkurt 2022.
Vitin e kaluar, Orban i tha Putinit se Hungaria nuk kishte dashur kurrë të kundërshtonte Rusinë. Në fillim të vitit 2024, liderëve të BE-së iu deshën javë të tëra për të thyer veton e kryeministrit hungarez për të dhënë 50 miliardë euro (54 miliardë dollarë) ndihmë të re për Ukrainën.
Javën e kaluar, BE hapi bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën, duke i dhënë vendit një shtysë politike në mes të luftës kundër pushtimit të Rusisë, megjithëse një rrugë e gjatë dhe e vështirë ka ende përpara përpara se të mund të bashkohet me bllokun. Versus.al








